Vazhdon kërkimi për persona të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Japoni
BKT
   Bota

Vazhdon kërkimi për persona të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Japoni

Punëtorët e shpëtimit edhe këtë të martë janë duke kërkuar për më shumë se 20 njerëz të cilët mund të jenë bllokuar diku pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi në qytet turistik bregdetar japonez, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Kryetari i Bashkisë Atami, Sakae Saito, tha se, pas një apeli për më shumë se 60 banorë të regjistruar për t’i kërkuar 24 prej tyre ishin të paqasshëm mëngjesin e kësaj të marte, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht, 147 njerëz ishin të paqasshëm, por zyrtarët konfirmuan se shumë ishin evakuuar në mënyrë të sigurt ose thjesht nuk ishin në shtëpi.

Përveç katër personave të gjetur të vdekur, zyrtarët thanë se 25 njerëz janë shpëtuar, duke përfshirë tre të cilët u plagosën.

Tre anije roje bregdetare dhe gjashtë dronë ushtarakë po mbështesnin qindra trupa, zjarrfikës dhe të tjerë që në shi dhe mjegull janë duke vazhduar kërkimet.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të shtunën pas disa ditësh shiu të madh në Atami, i cili, si shumë qytete japoneze bregdetare, është ndërtuar në një kodër të pjerrët.