Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur AN-26 në lindje të Rusisë
BKT
   Bota

Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur AN-26 në lindje të Rusisë

Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur AN-26 afër një piste aeroporti në rajonin Kamçatka të Rusisë, nuk ka informacione për të mbijetuar.

Aeroplani AN-26 po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky.

Pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror në momentin kur po përpiqeshin të ateronin.

Zyrtarët rajonal të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.