U infektua me COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje serioze
BKT
   Bota

U infektua me COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje serioze

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, është në gjendje serioze, por të qëndrueshme pas infektimit me Covid-19, bëri me dije qeveria përmes një deklarate.

Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulëta të oksigjenit.

“Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze, por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë”, tha ministria e shtetit në deklaratë.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus 1 javw pas samitit 2-ditor të BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e lidera të tjerë europianë.

Organizatorët e samitit të BE-së thanë se ishin të sigurt se të gjitha masat e parandalimit të virusit ishin respektuar në mënyrë rigoroze gjatë takimit dyditor. Deri më tani, asnjë udhëheqës tjetër nuk ka treguar të ketë rezultuar pozitiv./bw