Mbi 3 mijë raste aktive me Covid për herë të parë që nga prilli në Izrael
BKT
   Bota

Mbi 3 mijë raste aktive me Covid për herë të parë që nga prilli në Izrael

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit njoftoi të martën se në 24 orët e fundit ishin diagnostikuar 502 raste të-CoV-SARS 2.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus ka arritur 843.892.

Ndërkohë, numri i raste aktive ka shkuar në 3,102, duke arritur nivelin më të lartë që nga 13 prilli, i cili i atribuohet kryesisht variantit Delta.

Sipas të dhënave, numri i pacientëve me sëmundje kritike u rrit në 38 (+3). Numri i të vdekurve nga virusi mbeti i pandryshuar në 6,429.