BM heq karantinën për britanikët e vaksinuar që kthehen nga pushimet
BKT
   Bota

BM heq karantinën për britanikët e vaksinuar që kthehen nga pushimet

Banorët britanikë të vaksinuar plotësisht së shpejti do të përjashtohen nga karantina me kthimin e tyre në Angli nga shumë vende të listuara “portokalli”, përfshirë destinacionet turistike si Franca, Spanja dhe Italia, njoftoi sot qeveria britanike.

Kjo masë, që është pjesë e heqjes së kufizimeve të fundit të lidhura me COVID-19 më 19 korrik, është kërkuar prej kohësh nga profesionistët e turizmit, i prekur rëndë nga pandemia.

“Nga ajo datë, banorët e BM plotësisht të vaksinuar… nuk do të duhet të vetëkarantinohen në kthimin e tyre në Angli”, tha ministri i Transportit, Grant Shapps.

“Udhëtimi në vendet “portokalli” nuk do të shkurajohet më”, shtoi ai.

Fëmijët, të përjashtuar ende nga fushata e vaksinimit, gjithashtu do t’i shpëtojnë kësaj karantine deri në dhjetë ditë.

Një provë e kryer 72 orë maksimumi para nisjes dhe në ditën e dytë pas mbërritjes do të vazhdojë të kërkohet.