08:36 / 09.07.2021
Rrëzohet avioni me parashutistë në Suedi
Një aeroplan me nëntë persona në bord është rrëzuar jashtë Orebro, Suedi, njoftoi policia.
"Ishte një aeroplan me parashutistë që u rrëzua pas ngritjes," i tha Emil Gustavsson, udhëheqësi i shpëtimit në Qendrën e Përbashkët të Shpëtimit të Koordinimit, agjencisë lokale të lajmeve TT.
Raportet e medies deklaruan se tetë parashutistë ishin në bord, plus piloti.
Policia konfirmoi se "disa" njerëz u vranë por nuk dha menjëherë një numër të saktë të vdekjeve.























