Iran, 146 viktima të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, 146 viktima të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 16.596 persona rezultuan pozitiv me koronavirusi dhe numri i përgjithshëm shkoi në 3.344.122.

Në Iran në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 146 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 85.543.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 16.596 persona rezultuan pozitiv me koronavirusi dhe numri i përgjithshëm shkoi në 3.344.122.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv është rritur në 3.506, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 2.995.195.

Në vend numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 ka arritur në 24.358.872.

Në Iran, vend me rreth 83 milionë banorë, 4.529.845 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 2.128.850 të dy dozat.

Sipas kësaj në vend janë administruar gjithsej 6.658.695 doza të vaksinës COVID-19.