UNICEF do të dërgojë në Afrikë mbi 220 milionë doza të vaksinës `J&J`
UNICEF tha se rreth 35 milionë doza atë vaksinës mund të dorëzohen në 55 vende anëtare të Unionit Afrikan deri në fund të këtij viti dhe 180 milionë doza të tjera mund të porositen deri në fund të vitit.
Fondi i Emergjencës i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje që deri në fund të vitit 2022 të furnizojë vendet anëtare të Unionit Afrikan me mbi 220 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania 'Johson & Johnson'.
UNICEF njoftoi se marrëveshja u nënshkrua nga 'Janssen Pharmaceutike NV' me bazë në Belgjikë dhe në pronësi të 'Johnson & Johsnon'.
UNICEF tha se rreth 35 milionë doza atë vaksinës mund të dorëzohen në 55 vende anëtare të Unionit Afrikan deri në fund të këtij viti dhe 180 milionë doza të tjera mund të porositen deri në fund të vitit.
Agjencia e fëmijëve e OKB-së beson se vendet afrikane sa më parë duhet të kenë qasje të përballueshme dhe të barabartë në vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
"Qasja në vaksina ka qenë e pabarabartë dhe e padrejtë, me më pak se 1 për qind të popullsisë në kontinentin afrikan që aktualisht janë vaksinuar kundër virusit COVID-19. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. UNICEF, me historinë e tij të gjatë të shpërndarjes së vaksinave në të gjithë botën, po mbështet përpjekjet globale të vaksinimit COVID-19 përmes 'Besimit të Blerjes Afrikane të Vaksinave (AVAT)', 'COVAX-it' dhe kanaleve të tjera për të maksimizuar furnizimin dhe qasjen në vaksina", tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.
Vaksina 'Johnson & Johnson' mori miratimin emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në muajin mars.
Unioni Afrikan krijoi instrumentin 'AVAT' në nëntor të vitit 2020 për të shpërndarë vaksinat COVID-19 në kontinentin afrikan, me qëllim të vaksinimit të 60 për qind të popullsisë së secilit vend të Unionit Afrikan.
Marrëveshja vjen derisa kontinenti afrikan akoma po përballet me rritjen e saj të madhe të rasteve të virusit COVID-19, mes sfidave të furnizimit me vaksinat të cilat kanë lënë shumë vende me popullsi të madhe të pavaksinuar.
Në një konferencë për media, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se në dy javët e fundit mbi 1,6 milion doza janë dorëzuar në Afrikë përmes instrumentit COVAX, një iniciativë mbarë botërore që synon qasje të barabartë në vaksinat COVID-19.
Deri më tani, 50 milionë doza janë administruar në Afrikë, shifër e cila përbën vetëm 1,6 për qind të dozave të dhëna në nivel global.























