17:16 / 09.07.2021
Kaledonia e Re zgjedh presidentin e parë pro-pavarësisë
Louis Mapou, anëtar i popullsisë autoktone të Kanakëve të Kaledonisë së Re, mori gjashtë nga 11 votat e anëtarëve të qeverisë.
Territori francez i Paqësorit, Kaledonia e Re zgjodhi të enjten presidentin e saj të parë pro-pavarësisë.
Në Kaledoninë e Re, ku shpërtheu një krizë institucionale në shkurt kur 5 anëtarë pro-pavarësisë të qeverisë dhanë dorëheqjen, Louis Mapou, një anëtar i popullsisë autoktone Kanak të Kaledonisë së Re, mori gjashtë nga 11 votat e anëtarëve të qeverisë.
Presidenti në largim Thierry Santa, mori katër vota ndërsa një fletëvotimi ishte bosh.
Mapou pritet të marrë postin brenda një jave.























