"Vaksinat antiCOVID parandaluan 280 mijë vdekje të mundshme në SHBA"
BKT
   Bota

"Vaksinat antiCOVID parandaluan 280 mijë vdekje të mundshme në SHBA"

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA ka zbuluar se vaksinat kundër COVID-19 në vend kanë parandaluar rreth 280 mijë vdekje si dhe miliona hospitalizime.

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA ka zbuluar se vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vend kanë parandaluar rreth 280 mijë vdekje si dhe miliona hospitalizime.

Hulumtuesit e Universitetit Yale dhe Fondit Commonwealth publikuan një raport projektimi bazuar në modelimin se cilat do të ishin mundësitë në pandemi në SHBA në mungesë të vaksinave.

Në raport u parashikua se në rast të mungesës së administrimit të vaksinës ndaj COVID-19, deri në fund të muajit qershor në pandeminë që vazhdon në SHBA do të kishte mbi 279 mijë vdekje ndërsa 1 milion e 250 mijë persona do të shtroheshin në spital.

Drejtori i Intervenimit ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Zients, në lidhje me raportin tha se "Kjo është dëshmi se e gjithë strategjia e qeverisë po funksionon dhe janë parandaluar më shumë tragjedi në jetët e amerikanëve".