15:55 / 10.07.2021
Gentiloni: Sezoni turistik në Evropë nuk është në rrezik
Pavarësisht ripërtëritjes së numrit të rasteve COVID-19 në vende të ndryshme, sezoni i pushimeve për në Evropë nuk është në rrezik, tha sot eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni.
“Tani duhet të kemi kujdes që të mos emocionohemi shumë dhe të shmangim reagimet e tepërta, kur bëhet fjalë për pandeminë”, shtoi ai.
Komisioneri italian i BE-së paralajmëroi kundër kufizimeve të njëanshme të pajustifikuara të udhëtimit nga vendet individuale anëtare.
“Shpresoj shumë që të gjitha vendet e BE-së të koordinojnë veprimet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, sepse veprimet e njëanshme vetëm sa do të rrisin pasigurinë në Evropë”.
Gentiloni theksoi se falë vaksinimeve, shifrat më të larta nuk çojnë automatikisht në një situatë më të rrezikshme.























