​ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio
BKT
   Bota

​ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio

Shteti islamik ISIS, ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë e ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio.

Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane Di Maio, mbajtur gjatë samitit anti ISIS, organizuar mes Italisë e SHBA, gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Itali nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Në tekst përmendet shpesh se “shtetit islamik do të marrë Romën” e se nga “shërbimet e inteligjencës italiane nuk ka sinjalizime shqetwsuese për sigurinë.”

Shqetësimi i Italisë për praninë e ISIS në Afrikë e takimi Blinken-Di Maio në Romë, është analizuar në editorialin e medies zyrtare të ISIS.

“Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera”, tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetwsuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.

Sipas medies së shtetit islamik, arsyetimi i kreut të diplomacisë italiane është mëse i justifikueshëm.

Rrjeti i Korporatës së Transmetimit të Izraelit njoftoi se një numër automjetesh që i përkisnin kolonës zyrtare të Netanyahut u larguan nga rezidenca në rrugën Balfour.

Ky hap vjen si rezultat i marrëveshjes midis Netanyahu-t dhe Bennett-it muajin e kaluar për të liruar rezidencën më 10-11 korrik.

Familja e Netanyahu-t do të zhvendoset në shtëpinë e tyre private në Cezare në Izraelin verior derisa të rinovojnë banesën e tyre në rrugën Gaza në Kudsin Perëndimor ku ai jetoi deri në vitin 2009 kur u bë kryeministër.

Bennett do të marrë rezidencën e kryeministrit gjatë ditës së sotme.//AA