53 gradë Celsius, një tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën
BKT
   Bota

53 gradë Celsius, një tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën

Perëndimi i SHBA’së është goditur nga një tjetër valë e të nxehtit, me termometrin që shënon 53 gradë Celsius.

Për pasojë, vendi më i nxehtë në botë, Lugina e Vdekjes, iu afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lugina e Vdekjes përjetoi 134 gradë në vitin 1913 dhe asnjë stacion moti rekord nuk ka dokumentuar një temperaturë më të lartë në Tokë.

Kjo është vala e dytë e motit ekstrem, që godet rajonin brenda pak javësh.

Zjarri më i madh deri më tani këtë vit në Kaliforni, përgjatë kufirit me Nevada, është zgjeruar me 348,4 km katrorë tokë.

Reklamë

Ndërsa në Oregon, 582.4 kilometra katrorë të Pyjeve Kombëtare të vendit, u shkatërruan.

Gati 30 milion njerëz u këshilluan të kenë kujdes, teksa temperaturat janë 10 deri 20 gradë mbi mesataren.

Afro 95% e Perëndimit po përjeton thatësira të mëdha ndërkohë që nxehtësia vazhdon të ushqejë zjarret.

Në juglindjen e Uashingtonit, një zjarr u rrit deri në gati 60 milje katrorë.

Në Idaho, rrufeja goditi zonat e prekura nga thatësira, duke bërë që Guvernatori të dërgojë Gardën Kombëtare për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme.