Policia britanike sekuestron 180 milionë funte në kriptovaluta
BKT
   Bota

Policia britanike sekuestron 180 milionë funte në kriptovaluta

Policia britanike ka sekuestruar 294 milionë funte (344 milionë euro) në kriptovaluta, si pjesë e një hetimi të gjatë lidhur me shpëlarjen e parave nga grupet kriminale që kohëve të fundit ia mësynë edhe biznesit të kriptovalutave.

Policia e Londrës ka njoftuar se ka sekuestruar 180 milionë funte (210 milionë euro), tri javë pasi sekuestroi 144 milionë funte (133 milionë euro), transmeton Telegrafi.

“Paraja është akoma mbret në botën e krimit, por me zhvillimin e platformave digjitale çdo ditë e më shumë po shohim se si kriminelët po përdorin kriptovalutat për të kryer shpëlarje parash”, ka thënë zëvendëskomandati i policisë së Londrës, Grayam McNalty.

Në kuadër të një hetimi është arrestuar një grua 39-vjeqe, e duke marrë parasysh se kriptovalutat janë kryesisht anonime, disa prej grupeve më të mëdha të krimit të organizuar në botë i përdorin për të kryer shpëlarje parash.