Kubë, 51 persona humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
BKT
   Bota

Kubë, 51 persona humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Pretendohet se sistemi shëndetësor i Kubës po përballet me kolaps për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe vdekjeve në vend kohët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kubë si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) humbën jetën 51 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit me vdekjen e 51 personave numri i viktimave shkoi në 1.659. Në 24 orët e fundit pozitivë rezultuan 6.080 persona ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 265.607 dhe numri i të shëruarve në 215.979.

Pretendohet se sistemi shëndetësor i Kubës po përballet me kolaps për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe vdekjeve në vend kohët e fundit.

Nga ana tjetër njoftohet se më shumë se 3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë si pjesë e fushatës së vaksinimit masiv në vend deri më tani.