Presidenti brazilian përfundon në spital, ja arsyeja
BKT
   Bota

Presidenti brazilian përfundon në spital, ja arsyeja

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro këtë të mërkurë ka përfunduar në spital pasi për një kohë të gjatë nuk ju ndal lemza e vazhdueshme që i shkaktoi dhimbje barku.

Sipas Sekretariatit Special të Brazil për Komunikimin Social, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia.

Arrestohet ish-drejtori i postës së Korçës dhe ish-specialisti i sigurisë, 7 zyrtarëve u ndalohet të dalin jashtë shtetit

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga policia

“Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”.-tha ai.

Mediat vendase,  bëjnë me dije se Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte atij vështirësi kur fliste në publik.

 “Unë mund të mos jem në gjendje të shprehem siç duhet në këtë transmetim live”, ka thënë ai.