Gjermani, përmbytjet i zunë ekspertët “në gjumë”, shkak ndryshimi i klimës
Ministri i Brendshëm gjerman dhe ajo e Mjedisit japin alarmin në lidhje me tragjedinë natyrore që kanë shkaktuar përmbytjet përgjatë ditëve të fundit ku deri më tani kanë ndërruar jetë 42 persona.
Svenia Schulze, i bëri thirrje autoriteteve të jenë më të përgatitur për të ardhmen në lidhje me dukuritë ekstreme të motit.
“Ndryshimi i klimës ka arritur në Gjermani. Faktet tregojnë fuqinë me të cilën efektet e ndryshimit të klimës mund të prekin të gjithë ne”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer foli për një “tragjedi”, madhësia e së cilës sipas tij i zuri ekspertët në gjumë.
“Tani është koha për ekipet e shpëtimit dhe solidaritetin. Tani për tani, ekipet e shpëtimit po e kapërcejnë vetveten dhe unë i falënderoj për këtë (…) Këto ngjarje ekstreme të motit janë pasojat e ndryshimit të klimës,” tha ai.























