Një tërmet 5.5 ballë godet Japoninë
BKT
   Bota

Një tërmet 5.5 ballë godet Japoninë

Agjencia Meteorologjike e Japonisë nuk lëshoi ​​paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Hachijojima në juglindje të Japonisë.

Në një deklaratë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) thuhet se tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash në ishullin vullkanik Hachijojima në orën 13:20 sipas kohës lokale.

JMA nuk lëshoi ​​paralajmërim për cunami pas tërmetit 5.5 ballë.