Nigeri, vriten mbi 120 anëtarë të bandave të armatosura
BKT
   Bota

Nigeri, vriten mbi 120 anëtarë të bandave të armatosura

Zëdhënësi i Forcave Ajrore, Gabkwet tha se sulme të shumta ajrore u kryen të hënën në strehimoret e banditëve në pyjet e Sububu, Jajani dhe Dammaka në shtetin Zamfara.

Forcat Ajrore të Nigerisë kanë eliminuar 125 banditë të armatosur në operacionet ajrore në veri të vendit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Forcave Ajrore, Edward Gabkwet të enjten tha se sulme të shumta ajrore u kryen të hënën në strehimoret e banditëve në pyjet e Sububu, Jajani dhe Dammaka në shtetin Zamfara.

Shumë banditë të tjerë u plagosën në operacione, tha Gabkwet.

Strehimoret e fshehta të banditëve dhe shumë motoçikleta u shkatërruan ndërsa një sasi e konsiderueshme municioni u sekuestrua gjithashtu, shtoi ai.

Banditët kanë vazhduar të sulmojnë komunitetet dhe të rrëmbejnë persona për shpagesa në pjesën më të madhe të rajonit veriperëndimor të vendit.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari vitin e kaluar urdhëroi vendosjen e më shumë trupave ushtarake dhe avionëve në operacionet speciale për të ndaluar numrin në rritje të sulmeve të bandave në veriperëndim.

Vitin e kaluar, 937 persona u vranë ndërsa 1.972 të tjerë u rrëmbyen në sulme nga persona të armatosur në shtet.