Gjermani, rritet në 81 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve
Administrata rajonale në Ahrweiler të rajonit Rhineland-Pfalz njoftoi se 1.300 njerëz mbeten të zhdukur.
Është rritur në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonet Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen që ndodhen në perëndim të Gjermanisë.
Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA), duke cituar zëdhënësin e policisë në Koblenz, raportoi se numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin Rheinland-Pfalz është rritur në 50.
Ndërkaq, 31 njerëz kanë humbur jetën në shtetin Nordrhein-Westfalen.
Nga ana tjetër, administrata rajonale në Ahrweiler të rajonit Rhineland-Pfalz njoftoi se 1.300 njerëz mbeten të zhdukur. Siç raportohet, shërbimi telefonik në rajon nuk ka punuar dhe shumë njerëz nuk është arritur të kontaktohen.
Përmbytjet në dy rajonet gjermane shkaktuan shembje të shtëpive ndërkohë që shumë rrugë janë mbuluar nga ujërat dhe një numër i madh ndërtesash mbeten të rrezikuara.























