DEA godet grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi
BKT
   Bota

DEA godet grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi

DEA amerikane dhe Drejtoria e Specializuar kundër Trafikimit të Drogave kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikimit të drogës.

Në këtë operacion, në pranga ka rënë edhe një shqiptar i quajtur Agim Çerma, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal.

Shqiptari Çerma ishte përgjegjës për koordinimin e rrugëve për të bërë të mundur trafikimin e kokainës.

Po ashtu, në prangat e autoriteteve ranë edhe 4 persona të tjerë, me qëllim ekstradimin e tyre.