Rinia në Britani i rikthehet jetës së shfrenuar
BKT
   Bota

Rinia në Britani i rikthehet jetës së shfrenuar

Rihapja e 12,000 lokaleve të natës është pritur me padurim nga britanikët. Afër mesnatës radhë të gjata u krijuan jashtë klubeve.

Britanikët kanë festuar “ditën e lirisë”, ku pas shumë kohësh më në fund klubet e natës hapën dyert. 19 korriku shënon heqjen e kufizimeve të pandemisë, ndërsa të rinjtë kanë festuar që prej mesnatës.

Qindra mijëra britanikë mbi 18 vjeç u dyndën nëpër klube dhe duket se e kishin pritur gjatë këtë moment. Në pamjet e publikuara në media të rinjtë shihen mjaft të gëzuar, ndërsa kanë festuar me pije dhe duke vallëzuar.