Toyota tërhiqet nga reklamimi në Lojërat Olimpike të Tokios
Jompania japoneze për prodhim të makinave, Toyota, ka thënë se nuk do të transmetojë reklama me tematikë të Lojërave Olimpike Verore në televizion, çka rëndon edhe më shumë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Vendimi i një prej sponsorëve kryesorë të këtyre Lojërave më 19 korrik, vjen katër ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, dhe në kohën kur po rriten shqetësimet për përhapje të koronavirusit në mesin e lojtarëve.
Disa sportistë kanë vendosur të mos marrin pjesë këtë vit në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë, të tjerë është dashur të largohen nga gara për shkak të infektimit, pasi kanë arritur në Japoni.
Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen një vit më vonë sesa ishte planifikuar, ndonëse Tokio është në gjendje të jashtëzakonshme.























