09:56 / 21.07.2021
Dendias: Nëse Turqia do agjendë për të gjitha çështjet, nuk ulemi në dialog
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendiaska deklaruar se të vetmet çështje që mund të diskutohen në dialog me Turqinë janë shelfi kontinental dhe ndarja e detit.
Ai tha në një intervistë për mediat greke se nëse Turqia dëshiron të diskutojë për çështje të tjera, ata nuk do të jenë në tryezë, duke përmendur këtu diskutimet për Hagën.
Dendias foli edhe për takimin e tij me presidentin turk Erdogan duke theksuar se ai është treguar mikpritës dhe i përzemërt në nivel personal.























