Pegasus u krijua për të riparuar celularët
BKT
   Bota

Pegasus u krijua për të riparuar celularët

E përditshmja italiane “Corriere Della Sera”, nëpërmjet korrespondentit të saj në Jerusalem, Davide Frattini, ka bërë një rrugëtim të “Pegasus-it”, nga një koncept për të riparuar celularët në distancë, në një produkt të preferuar spiunimi.

Shalev Hulio kishte përfunduar gjimnazin në Haifa dhe ishte diplomuar për teatër.

Hulio, që në fillesat e karrierës së tij, ishte prapa një ideje një milion dollarëshe. Ai dërgoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kremra me kripë nga Deti i Vdekur, por ankandi i saj nuk qe i mjaftueshëm.

Në një lokal të Haifa-s, ku ai lindi dhe u rrit, së bashku me mikun e tij të fëmijërisë, Omri Lavie – bashkëthemeluesit e NSO Group – menduan për një kompani që lidhej me serialet dhe seritë televizive, por as kjo nuk funksionoi.

Kurrë mos thuaj kurrë dhe përpjekja e tyre e dytë funksionoi. Sipas Frattini-t, as ata vetë nuk e kuptuan menjëherë potencialin e asaj që u krijua.

Në vitin 2008, telefonat ishin tanimë në duart e të gjithëve, pakkush di të merret me to nga ana teknike.

Shalev dhe Omri zhvillojnë një sistem për të dërguar sinjal në celular. Kjo e fundit lejonte teknikët e tyre në kodrat e Galilesë që të ndërhyjnë në distancë dhe të ndihmojnë përdoruesit “e humbur në misteret teknologjike”, përcjell AlbanianPost.

Pasardhësi i këtij paraardhësi kompjuterik quhet “Pegasus”, programi që i bëri të dy partnerët milionerë dhe ka ngërthyer jetën e aktivistëve të pavarur dhe gazetarëve në të gjithë botën.

Grupi Nso, i themeluar nga Hulio dhe Lavie, mund të eksportojë produkte vetëm pas autorizimit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i barazon këto software me armët. Këto do të ishin negociata të biznisit privat.

“Washington Post”, megjithatë, ka mbledhur supozimet e agjentëve evropianë dhe amerikanë, të cilët besojnë se kompania “siguron të paktën disa të dhëna për qeverinë izraelite se kush i përdor produktet dhe çfarë informacioni ata po mbledhin”. Hipoteza është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Nuk është hera e parë që hulumtuesit digjitalë zbulojnë gjurmët e Pegasus-it në celularët e kundërshtarëve të spiunuar nga regjimet.

Citizen Lab, themeluar në Universitetin e Torontos nga Ron Deibert, bashkoi dosjen ligjore që WhatsApp paraqiti në gjykatë dy vite më parë kur kompania – në pronësi të Facebook – akuzoi NSO-në për hack-imin e 1 mijë e 400 përdoruesve të aplikacionit.

Hulio i shpjegoi revistës izraelite “Calcalist” se 50 mijë është një shifër disproporcionale.

“Qëllimet e 45 klientëve tanë janë rreth njëqind në vit. Në tërë historinë e NSO-së nuk është e mundur të arrihet kjo shifër”, u shpreh ai.

Ai përsërit se Pegasus-i po u shitet shërbimeve sekrete dhe forcave të sigurisë për të luftuar krimin ose grupet terroriste.

Gazeta izraelit “Haaretz” u përqendrua në listën e blerësve; Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungaria, India, Meksika, Ruanda dhe Maroku.

Këto janë vendet me të cilat Benjamin Netanyahu si kryeministër u përpoq të ndërtonte dhe forconte marrëdhëniet diplomatike.

Gazeta arrin në të njëjtin përfundim si Ronen Bergman, një ekspert i inteligjencës në New York Times.

Sipas tyre, Izraeli ka inkurajuar dhe autorizuar fshehurazi shitjen e materialeve kibernetike, pavarësisht nga dënimet ndërkombëtare për abuzimet e kryera nga këto qeveri.