Norvegjia shënon 10-vjetorin e sulmeve terroriste të Breivik
BKT
   Bota

Norvegjia shënon 10-vjetorin e sulmeve terroriste të Breivik

Kjo ditë e tmerrshme sot do të shënohet nga shërbesat e adhurimit dhe aktivitete të ndryshme.

Në Norvegji sot shënohet 10-vjetori i një nga ditëve më të errëta në historinë e vendit ku do të bëhen nderime për 77 personat që u vranë në sulmet e egra të Anders Behring Breivik në vitin 2011.

Në këtë ditë 10 vjet më parë, Breivik vendosi një bombë në qendër të Oslos, duke vrarë 8 persona. Disa orë më vonë, Breivik kreu krim të tmerrshëm në ishullin Utoja, ku u organizua një kamp veror, duke vrarë 69 persona me armë zjarri. Në gusht të vitit 2012, Breivik u dënua me 21 vjet burg për vrasje masive, shkaktim të shpërthimit dhe terrorizëm.

Kjo ditë e tmerrshme sot do të shënohet nga shërbesat e adhurimit dhe aktivitete të ndryshme.

Mbreti Herald do të flasë në përkujtimin në Oslo ndërsa ngjarja do të ndiqet nga kryeministri aktual dhe ish-kryeministrat, udhëheqësit e Partisë Laburiste si dhe familjet e viktimave.