Turqi, mbi 64 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 39,06 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 21,28 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Turqia ka administruar mbi 64 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 39,06 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 21,28 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Deri më sot, 62,93 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë vaksine.
Vendi ka kryer 184.462 teste koronavirusi gjatë ditës së kaluar.
Ministria konfirmoi gjithashtu 8.151 infeksione të reja dhe 59 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 4.946 pacientë të tjerë janë shëruar.
Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.
Megjithatë, duke synuar të kufizojë përhapjen e variantit Delta të virusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India, ku ky lloj u shfaq për herë të parë.
Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori gjithashtu duhet të kenë rezultate negative të testit për COVID-19 brenda 72 orëve para nisjes së tyre./aa























