Vaksina Pfizer, studimi: Koha ideale mes dy dozave, 8 javë
Periudha e gjatë mes dozës së parë dhe të dytë të vaksinën anti-covid të Pfizer shërben që sistemi imunitar I trupit të prodhojë edhe më shumë anti-trupa që luftojnë virusin SarsCov2.
Lajmi u zbulua pas studimeve të realizuara nga një grup ekspertësh në Britaninë e Madhe. Sipas tyre, Britania duhet të mbështesë propozimin që periudha tre javore mes dy dozave të vaksinës, të shtrihet edhe më gjatë në kohë pasi kështu trupi reagon më mirë ndaj virusit dhe i merr vaksinës edhe më shumë.
Ekspertët sugjerojnë 8 javë kohë mes dy dozave, që do ta bënin vaksinën edhe më të fortë dhe funksionale, kryesisht ndaj variantit dominues të momentit, atij delta.
Imuniteti, pas një kohe më të gjatë, sipas studimit tek pacientë që e kanë bërë atë, është më i madh dhe antitrupin e vrasin virusin më shpejtë pas 8 javësh, pasi imuniteti është bërë më i fortë dhe i padepërtueshëm.























