Rritet në 148 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios
BKT
   Bota

Rritet në 148 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Në mesin e të infektuarve gjenden tre sportistë të ardhur nga jashtë, si dhe tetë zyrtarë dhe katër punonjës.

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 148, thanë organizatorët.

Sipas komitetit organizativ, 15 persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.

Në mesin e të infektuarve gjenden tre sportistë të ardhur nga jashtë, si dhe tetë zyrtarë dhe katër punonjës.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.