Greqia mund të shënojë rritje të rasteve me Covid në fillim të gushtit
BKT
   Bota

Greqia mund të shënojë rritje të rasteve me Covid në fillim të gushtit

Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese në Greqi.

Profesori i Inxhinieri së Mjedisit në Greqi, Demosthenes Sarigiannis në një komunikim për mediat ka folur për rrjedhën e pandemisë në vend, duke paralajmëruar për rritje të rasteve në 10 deri në 12 gusht.

Sipas tij vendi mund të përjetojë kulmin e një vale të re, duke shtuar se rastet ditore mund të arrijnë në rreth 3,400 raste.

Sarigiannis më tej theksoi se numri i testimeve është rritur , por rastet ende nuk janë ulur.

Sipas tij zonat ku duhet të bëhen më shumë testime janë ishujt  e Kretës, Rodos, Paros, Santorini, pasi shihet se ka një riaktivizim të rasteve.