Bezosi ia ofron NASA-s 2 miliardë dollarë për kontratën e misionit në Hënë
BKT
Tech

Ende i freskët nga udhëtimi në hapësirë, miliarderi Jeff Bezos të hënën ofroi që të mbulojë 2 miliardë dollarë shpenzime të NASA-s, nëse kjo agjenci ia ofron kompanisë së tij, “Blue Origin”, kontratën për prodhimin e anijes kozmike që pritet të dërgojë astronautë në Hënë.

Në prill, NASA i ofroi kontratë kompanisë “SpaceX”, në pronësi të miliarderit rival, Elon Musk, një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për ndërtimin e anijes kozmike që do të dërgojë astronautë në Hënë më 2024, duke i refuzuar ofertat e dy kompanive të tjera, “Blue Origin” e “Dynetics”.

Në një letër dërguar shefit të NASA-s, Bill Nelson, Bezos tha se kompania “Blue Origin” do t’i bëjë pagesat brenda vitit fiskal qeveritar dhe të tjerat pas tij deri në 2 miliardë dollarë. Në këmbim, kompania do të pranonte një kompani, një kontratë me çmim të prerë dhe dhe do t’i mbulonte kostot shtesë për zhvillimin e sistemit, tha Bezos.

Një zëdhënës i NASA-s tha se agjencia është e vetëdijshme për letrën e Bezosit, por refuzoi që të komentonte më shumë, duke e përmendur ankesën që kompania “Blue Origin” e ka paraqitur në Zyrën për Llogaridhënie në qeverinë amerikane, duke e akuzuar agjencinë se i ka dhënë përparësi të padrejtë kompanisë “SpaceX” përmes lejimin që ta rishikojë çmimin.

Lexo Edhe:

Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

Në një letër dërguar shefit të NASA-s, Bill Nelson, Bezos tha se kompania “Blue Origin” do t’i bëjë pagesat brenda vitit fiskal qeveritar dhe të tjerat pas tij deri në 2 miliardë dollarë. Në këmbim, kompania do të pranonte një kompani, një kontratë me çmim të prerë dhe dhe do t’i mbulonte kostot shtesë për zhvillimin e sistemit, tha Bezos.

Një zëdhënës i NASA-s tha se agjencia është e vetëdijshme për letrën e Bezosit, por refuzoi që të komentonte më shumë, duke e përmendur ankesën që kompania “Blue Origin” e ka paraqitur në Zyrën për Llogaridhënie në qeverinë amerikane, duke e akuzuar agjencinë se i ka dhënë përparësi të padrejtë kompanisë “SpaceX” përmes lejimin që ta rishikojë çmimin.

Oferta e Bezosit për NASA-n erdhi vetëm gjashtë ditë pas fluturimit të tij në hapësirë bashkë me tre persona të tjerë përmes raketës “New Shepard” të kompanisë “Blue Origin”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

MË SHUME NGA Tech