SHBA,gjendet personi i fundit i zhdukur nën rrënojat e ndërtesës së shembur

SHBA,gjendet personi i fundit i zhdukur nën rrënojat e ndërtesës së shembur

Numri total i viktimave nga fatkeqësia ka shkuar në 98.

Një person tjetër që besohet të jetë i zhdukuri i fundit është gjetur nën rrënojat e ndërtesës 13-katëshe që u shemb në mesnatën e 24 qershorit në rajonin Surfside të Miami-t, me çka numri i të vdekurve si pasojë e fatkeqësisë u rrit në 98, raporton Anadolu Agency.

Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha në një konferencë për shtyp se 54-vjeçarja Estelle Heda besohet të jetë viktima e fundit e mbetur nën rrënoja.

“Ne bëmë gjithçka që mundëm për të siguruar që sytë e familjeve të mos ngeleshin pas”, tha Cava, duke theksuar se ata mbajnë zi për 98 personat e nxjerrë të vdekur nga rrënojat.

Ekipet e shpëtimit, të cilat ishin në kërkim të viktimave nën rrënoja për më shumë se një muaj, më 23 korrik njoftuan ndërprerjen e kërkimeve.

Numri i të vdekurve ishte rritur në 97 pasi për herë të fundit trupi i një personi u gjet në rrënoja më 15 korrik.

Ndryshe, më 24 qershor, gjysma e ndërtesës luksoze “Champlain Towers” me 270 apartamente në Surfside të Miami-t u shemb papritmas.

Pjesa tjetër e ndërtesës u shemb në mënyrë të kontrolluar më 4 korrik.