Sardenja në flakë prej 3 ditësh, shkon ndihma nga Greqia dhe Franca

Sardenja në flakë prej 3 ditësh, shkon ndihma nga Greqia dhe Franca

Vijon të jetë aktive dhe ende e rënduar situata si pasojë e zjarreve në Sardenja të Italisë.

4 vatra vijojnë prej më shumë se 60 orësh të shkatërrojnë peizazhin e të shkaktojnë dëme të mëdha materiale në një prej zonave më të vizituara nga turistët.

Deri në këto momente, mbi 2000 persona janë evakuuar, ndërsa sipërfaqja e djegur ka shkuar mbi 20 mijë hektarë.

Për të vënë flakët në kontroll, në ndihmë kanë shkuar dhe 5 avionë canadair nga Franca dhe Greqia.