88 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme
BKT
Shëndetësi

88 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

88 pacientë janë të shtrirë në klinikat e COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes një njoftimi, transmeton lajmi.net.

Nga SHSKUK është bërë e ditur se 23 nga 88 pacientët janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

1 pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 55 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

27 korrik 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet me Covid-19

88 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

23 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

55 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 13 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 29 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 7 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

– Spitali i Pejës, 4 pacient

– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë


MË SHUME NGA Shëndetësi