OKB: Në Mesdhe gjatë këtij viti për vdekje pësuan 970 migrantë

OKB: Në Mesdhe gjatë këtij viti për vdekje pësuan 970 migrantë

Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Gjenevë tha se të dielën u fundos një varkë që ishte nisur nga Al-Khumsa, Libi, ndërsa janë zhdukur 57 migrantë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se që nga fillimi i vitit vlerësohet se 970 migrantë kanë vdekur në rrugën e rrezikshme përtej Detit Mesdhe për në Evropë, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Gjenevë tha se të dielën u fundos një varkë që ishte nisur nga Al-Khumsa, Libi, ndërsa janë zhdukur 57 migrantë.

Ai shtoi se peshkatarët dhe Rojet bregdetare kanë shpëtuar 18 persona, ndërsa të paktën 20 gra dhe dy fëmijë janë zhdukur.

Dillon thotë se përfaqësuesit e IOM-it në Libi siguruan shërbime shëndetësore, ushqim dhe ujë për 18 persona nga Nigeria, Gana dhe Gambia.

"Kjo tragjedi e fundit vlerësohet të ketë rritur numrin e viktimave në vitin 2021 në rrugën e Mesdheut qendror në 970, duke përfshirë gra, burra dhe fëmijë", tha Dillon.

Ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të tregojnë solidaritet të madh për të parandaluar vuajtjet e migrantëve në Mesdhe.

Dillon beson se BE-ja duhet t'i qaset problemit në përputhje me politikat "e besueshme, të qartë dhe humanitare".


MË SHUME NGA Bota