Mbi 6,55 milionë të infektuar me COVID-19 në kontinentin afrikan

Mbi 6,55 milionë të infektuar me COVID-19 në kontinentin afrikan

Të dhënat e botuara në faqen e internetit Worldometers tregojnë se 165.691 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit.

Në Afrikë, koronavirusi ka infektuar më shumë se 6,55 milionë persona që nga fillimi i pandemisë, raporton Anadolu Agency.

Të dhënat e botuara në faqen e internetit Worldometers tregojnë se 165.691 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit.

Infeksioni me koronavirus është konfirmuar te 6.556.361 individë, ndërsa 5.742.224 janë shëruar.

Numri më i lartë i infeksioneve është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok dhe Tunizi, kurse numri më i lartë i vdekjeve në Afrikën e Jugut, Tunizi dhe Egjipt.