Rritet në 479 numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës

Rritet në 479 numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës

Rritet në 479 numri i njerëzve që humbën jetën nga epidemia e kolerës në Nigeri të Afrikës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), epidemia e kolerës është përhapur në 15 shtete që nga janari, përfshirë kryeqytetin e vendit, Abuja, si dhe Benue, Delta, Zamfara dhe Gombe.

Nga janari deri më 11 korrik, 19.305 njerëz u diagnostikuan me kolerë në vend, dhe 479 tjerë vdiqën si pasojë e epidemisë.

Në Nigeri, në pamundësi për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe në pamundësi për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rritet rreziku i epidemive dhe vdekjeve.

Në vend hasen shpesh epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi lija e majmunit.