Dhjetëra viktima nga aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Indi
BKT
   Bota

Dhjetëra viktima nga aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Indi

Të paktën 18 punëtorë humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion në shtetin Uttar Pradesh, në veri të Indisë.

Sipas të dëshmive nga vendngjarja, autobusi kishte ndaluar për shkak të një defekti në anë të rrugës, kur u godit me gjithë forcën nga kamioni.

Disa nga punëtorët po qëndronin në autobus, ndërsa shumë të tjerë po flinin jashtë, në momentin e aksidentit.

Bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi të plagosur kanë mbetur dhe 30 persona, shumë prej të cilëve rëndë.