Britania hap kufijtë për të vaksinuarit nga BE dhe SHBA
BKT
   Bota

Britania hap kufijtë për të vaksinuarit nga BE dhe SHBA

Britania do të lejojë personat e vaksinuar plotësisht nga vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të vizitojnë vendin. Lajmi pritet të konfirmohet nesër nga kryeministri Boris Johnson.

Ministrat e MB nxitën Johnson të merrte vendimin, duke argumentuar se personat e vaksinuar me të dyja dozat nuk paraqisnin rrezikshmëri për vendin.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 5,745,526  raste dhe 129,303 viktima që nga fillimi i pandemisë.