Mbi 3 mijë raste në 24 orë në Tokyo, numri më i lartë deri sot
BKT
   Bota

Mbi 3 mijë raste në 24 orë në Tokyo, numri më i lartë deri sot

Tokyo ka regjistruar 3,177 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Vendi regjistroi 6 viktima, megjithëse shtrimet në spital kanë shënuar rritje.

Por lajmi pozitiv është që rastet e konfirmuara nuk përfshijnë  persona që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Deri më tani janë raportuar 16 raste brenda flluskës Olimpike të mërkurën – por të gjitha janë midis stafit dhe jo atletëve.