Butan, brenda një jave 90% e popullatës së rritur është vaksinuar
Ministrja e Shëndetësisë së vendit, Dechen Wangmo tha se qëllimi i vaksinimit është të sigurohet imuniteti i tufës sa më shpejt të jetë e mundur.
Shteti i Azisë Jugore, Butani, njoftoi se brenda një jave ka vaksinuar plotësisht 90 për qind të popullatës së rritur kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë së Butanit, vendi me një popullsi prej 800 mijë banorësh, ka administruar dozën e dytë të vaksinës COVID-19 ndaj 90 për qind të popullatës së rritur.
Ministrja e Shëndetësisë së vendit, Dechen Wangmo tha se qëllimi i vaksinimit është të sigurohet imuniteti i tufës sa më shpejt të jetë e mundur.
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Will Parks, fushatën e vaksinimit e komentoi si "Ndoshta vaksinimi më i shpejtë i kryer gjatë pandemisë".
Butani përmes instrumentit COVAX kishte marrë gjysmë milionë doza vaksina Moderna nga SHBA-ja ndërsa nga Danimarka, Kroacia dhe Bullgaria mbi 400 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.























