Mbi 14 mijë raste në 24 orë në Irlandë, numri më i lartë nga shkurti
BKT
   Bota

Mbi 14 mijë raste në 24 orë në Irlandë, numri më i lartë nga shkurti

152 pacientë janë shtruar ditën e djeshme në spitale, 26 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv (ICU).

Mosha mesatare e 1,408 personave të diagnostikuar është 24 vjeç. Sipas epidemiologut irlandez Philip Nolan, përhapja e variantit Delta rrezikon të pavaksinuarit. Sipas zyrtarit kryesor shëndetësor të Irlandës, Tony Hulohan, aktualisht përqindja e njerëzve të infektuar dhe që shtrohen në spital  nuk e kalon 2%.

Hulohan tha se rastet dhe shtrimet në spital do të ishin rritur në nivele shumë më të larta nëse fushata e vaksinimit nuk do të kishte filluar.

65% e popullsisë së rritur në Irlandë është vaksinuar kundër Covid deri më tani, sipas të dhënave zyrtare.