Tentoi rikthimin e sirianëve në Damask, Danimarka do të përballet me padi
BKT
   Bota

Tentoi rikthimin e sirianëve në Damask, Danimarka do të përballet me padi

Përpjekja e Danimarkës për të kthyer qindra sirianë në Damask duke menduar se kjo do ta bëjë qytetin më të sigurt do të “krijojë një precedent të rrezikshëm” për vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë, thonë avokatët që po përgatiten të çojnë qeverinë daneze në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR).

Verën e kaluar, autoritetet në Danimarkë filluan të refuzojnë kërkesat e refugjatëve sirianë për përtërirë statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe e justifikuan këtë veprim, sepse një raport kishte gjetur se situata e sigurisë në disa pjesë të vendit ishte “përmirësuar ndjeshëm”. Rreth 1,200 njerëz nga Damasku që aktualisht jetojnë në Danimarkë besohet se janë prekur nga ky vendim.

Guernica 37, një zyre me qendër në Londër e cila ofron ndihmë pro-bono* në çështjet e drejtësisë transnacionale dhe të drejtave të njeriut, po punon me avokatët për azil dhe familjet e prekura në Danimarkë për të sfiduar këtë politikë të qeverisë sipas parimit të konventës së Gjenevës “non -refulement”**.

As OKB -ja dhe as vendet e tjera nuk e konsiderojnë Damaskun si të sigurt, shkruan The Guarduian.