Recetë: Qofte vegjetariane

Recetë: Qofte vegjetariane

Qoftet vegjetariane janë një ndër recetat që assesi nuk duhet të mungojë në listën tuaj të recetave të shijshme.

Përbërësit:

3 karrota
1/2 e lulelakrës
1 brokoli
2 thelpinjë hudhre
1 vezë
gjysmë luge e vogël pluhur qepe
1 lugë e vogël krip
gjysmë luge e vogël piper i zi
2 gota thërmja buke
Përgatitja:

Në blender, bluani karrotat, lulelakrën, brokolin, hudhrën, vezën, qepën pluhur, kripën, piperin e zi. Shtoni 1 e 1/4 e thërmijave të bukës dhe vazhdoni t’i bluani.

Pasi masa të jetë gati, formoni forma rrumbullake në formë të qofteve. Qoftet para se ti piqni i futni në thërmijat e bukës.

Mund t’i fërgoni në vaj për 10 minuta, apo t’i piqni në furrë për 25 minuta në 200 gradë.

Servoni me sosin tuaj të preferuar!