Irak, 5 ushtarë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri
BKT
   Bota

Irak, 5 ushtarë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Helikopteri ushtarak i llojit Mi17 u rrëzua në afërsi të qytezës Amirli, në krahinën Salahaddin, njoftuan nga Rrjeti medial i sigurisë që vepron në Qeverinë irakiane.

Së paku pesë ushtarë irakianë kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në provincën irakiane Salahaddin, raporton Anadolu Agency.

Helikopteri ushtarak i llojit Mi17 u rrëzua në afërsi të qytezës Amirli, në krahinën Salahaddin, njoftuan nga Rrjeti medial i sigurisë që vepron në Qeverinë e Irakut.

Është konfirmuar se në helikopter kanë qenë pesë ushtarë irakianë, dhe se askush nuk ka mbijetuar.

Nuk janë publikuar informacione për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.