SHBA, 497 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

SHBA, 497 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 34.678.442, me 70.120 raste në 24 orët e fundit.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 611.813, prej të cilëve 497 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.678.442, me 70.120 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,93 milionë raste të konfirmuara dhe 64.341 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 189,4 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,5 milionë dozën e dytë.