Zgjatet me 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë
BKT
   Bota

Zgjatet me 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë

Australia ka dislokuar me qindra ushtarë në Sidney, për të vëzhguar nga afër situatën pandemike në vend, teksa autoritetet vendosën të zgjasin edhe më tej izolimin kombëtar.

Në Australi, varianti Delta u raportua fillimisht në muajin qershor dhe solli rreth 30 mijë infektime të reja si dhe 9 viktima.

Pavarësisht 5 javëve në lockdown, përsëri raportohet raste të reja, mbi 170 në ditë. Izolimi do të zgjasë, së paku deri më 28 gusht, me qytetarët që ndalohen të dalin nga shtëpitë përveçse për pazar, ushtrime në natyrë dhe arsye shëndetësore.

Forcat e armatosura bashkë me policinë, do të vendosen në zonat më të rrezikuara të Sidneyt.