Informacionet rreth Covid janë të dyshimta por vaksinimi mbetet zgjidhje

Informacionet rreth Covid janë të dyshimta por vaksinimi mbetet zgjidhje

Rritja e rasteve, përhapja e variantit Delta dhe rikthimi i kufizimeve ka bërë që shumë persona të kenë paqartësi në lidhje me efektivitetin e vaksinave, trajektoren e pandemisë dhe çështje të tjera.

Një nga keqkuptimet më të mëdha është në lidhje me numrin e të infektuarve për shkak të varianteve të reja. Këto ngjarje të rralla janë të pritshme, por ndoshta qeveritë nuk kanë bërë detyrën e tyre të informojnë popullin pasi asnjë vaksinë nuk është 100 për qind efikase.

Por një vaksinë është e jashtëzakonshme: Një vaksinë nxit sistemin imunitar të veprojë pas futjes së virusit në trup duke e eliminuar pa i dhënë mundësinë të jetë aq produktiv, të shkaktojë sa më shumë simptoma.

Të vaksinuarit ka të ngjarë ta kalojnë këtë proces shpesh, veçanërisht në vendet ku prevalenca e COVID-19 është e lartë. Por shumica e rasteve janë pa simptoma, dhe nuk mund të klasifikohen si sëmundje, raporton abcnews.al

Në rastet simptomatike është e rëndësishme të kuptojmë se po të mos ekzistonte imuniteti, gjërat do të përkeqësoheshin. Kjo është e dukshme për sa i përket vaksinave të  gripit, të cilat janë shumë efektive në uljen e rrezikut të shtrimit në spital por nuk ndalojnë infektimin.

COVID-19 është bërë një infeksion endemik ashtu si katër koronaviruset e tjerë që shkaktojnë rreth 25 përqind të ftohjeve të zakonshme. Për shkak se është një virus i frymëmarrjes që përhapet në mënyrë efikase me një spektër të gjerë simptomash dhe kafshë, ne nuk do ta eliminojmë atë, por do të duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo do të thotë që ne gjithmonë do të kemi një nivel bazë të rasteve, shtrime në spital dhe vdekjeve me ndryshime nga stina në sezon. Qëllimi nuk është të arrijmë zero raste me Covid por t’i zbehet aftësia virusit për të shkaktuar sëmundje serioze, shtrimin në spital dhe të ulet niveli i vdekshmërisë në një shkallë që mund të kërcënojë kapacitetin e spitalit.

Në shtetet ku normat e vaksinimit janë të larta, vaksinimi në SHBA ka dhënë rezultate pozitive. Vaksinat po zbusin virusin duke e kthyer si  viruset e  tjerë të frymëmarrjes. Kjo u arrit kryesisht duke vaksinuar personat më të rrezikuar.

Në SHBA, mijëra raste të COVID-19 regjistrohen çdo ditë. Këto raste po nxiten nga njerëz të pavaksinuar që përhapin variantin Delta. Nuk është rastësi që shtetet me numrin më të lartë të rasteve janë shtetet me normat më të ulëta të vaksinimit, raporton abcnews.al

Siç ka deklaruar edhe Drejtori i CDC Dr.Rochelle Walensky dhe Presidenti Biden vendi tani po përballet me një “pandemi të të pavaksinuarve”. Duke dëshmuar fuqinë e vaksinave në dispozicion, pothuajse të gjithë të shtruarit me COVID-19 aktualisht nuk janë të vaksinuar.

Për personat që kanë imunitet  të dobët, dy doza mund të mos jenë të mjaftueshme dhe do të duhet të përdorin maska në hapësirat e brendshme publike. Sidoqoftë, është e paqartë pse pandemia e të pavaksinuarve ndikon në imunitetin e personave plotësisht të vaksinuar.

CDC citoi disa studime të pabotuara në të cilat rastet e përhapjes së variantit Delta tek të vaksinuarit janë raste të rralla dhe që individët e vaksinuar mund të transmetojnë virusin. Këto studime  shtynë CDC të ndryshojë udhëzimet për të vaksinuarit plotësisht në zonat në të cilat virusi po përhapet masivisht.

Mënyra se si një virusi vepron te një person i vaksinuar është  shumë ndryshe nga një person i pavaksinuar dhe, prandaj të tjerët duhet t’i trajtojnë ata ndryshe sepse nuk janë i njëjti kërcënim i COVID-19.

Shumica prej nesh do të infektohen me një virus endemik.  Qëllimi është të mos mbingarkohen spitalet dhe  shpërndarja e vaksinave gjerësisht.

Tani, fokusi duhet të jetë në adresimin e individëve të pavaksinuar me rrezik të lartë. Shpresojmë, se me miratimin e plotë të Administratës së Ushqimit dhe Barnave, më shumë biznese dhe organizata do ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin anti-COVID.

Fushata e vaksinimit do të rritet dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme.