‘Nëse nuk vaksinoheni, nuk do paguheni’
BKT
   Bota

‘Nëse nuk vaksinoheni, nuk do paguheni’

Ndërsa Evropa lufton me një numër në rritje të rasteve të koronavirusit të shkaktuara nga varianti Delta, disa vende po i bëjnë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe disa udhëheqës madje po konsiderojnë bërjen e vaksinave të detyrueshme për të gjithë.

Franca dhe Greqia njoftuan kërkesa të reja për vaksina të hënën, duke ndjekur gjurmët e Italisë, e cila i bëri vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë që në prill.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila po ecën përpara me planin e saj të zhbllokimit pavarësisht paralajmërimeve të forta nga ekspertët, ka thënë po ashtu se do të urdhërojë vaksinim për stafin mjekësor duke nisur nga tetori.

Jo të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të kënaqur me këtë veprim. Në Itali, po ndermerren disa sfida gjyqësore të nisura nga ata që nuk duan të vaksinohen.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një peticion kundër planit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme ka tërhequr më shumë se 100,000 firma./noa