Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB
BKT
Tech

Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB

Prodhuesi më i madh kinez i telefonave mobil, Xiamo, ka paralajmëruar versionin e ri të pajisjes së saj 9C Redmi.

Xiamo vendosi të rrit hapësirën për ruajtjen e të dhënave në telefonat e saj 9C Redmi.

Më herët ata ishin të disponueshëm në treg me variantet 32 dhe 64 GB, kurse tani Xiaomi ka vendosur që këtë hapësirë ta dyfishoj.

I riu 9C Redmi do të jetë i disponueshëm në treg me 128 GB. Këto 128 GB do të kombinoj me 4 GB RAM dhe tani vetëm pritet të mësohet data se kur do të jetë i disponueshëm në tregun evropian.

Ky version i ri fillimisht do të prezantohet në Malajzi më 3 gusht, dhe do të kushtoj vetëm 120 dollarë. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech